Robert Berisha është emër shumë i lakuar në shtypin rozë.
Robert Berisha së fundi është i angazhuar si konkurrent në “Dance with me Albania”, andaj qëndron larg familjes, shkruan lajmi.net.
Përmes një fotografie të postuar në InstaStory, këngëtari i ka dedikuar fjalë zemre vajzës së tij Renee.
“Gjithçka e imja”, ka shkruar ai mbi fotografinë, ku shihet duke e puthur në buzë vajzën.
Kujtojmë që Roberti së fundi ka publikuar duetin “Çuna dhe goca”, me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon.