Site icon PrishtinaPress

Momenti dramatik, klientit i shpërthen iPhone në duar (VIDEO)

Një iPhone ka shpërthyer në duart e pronarit të telefonit, ndërsa e kishte dërguar për riparim.

Ngjarja ka ndodhur në Queensland, Australi, ku një person e kishte dërguar telefonin për të riparuar ekranin e dëmtuar, ndërsa sipas pronarit të servisit, ishte ankuar edhe se bateria e Apple nuk rezistonte gjatë.

Pamjet e kameras së sigurisë, tregojnë se si telefoni ka shpërthyer, ndërsa klienti e kishte ende në duar.

Siç shihet edhe nga video, është dashur ndërhyrja e pronarit të servisit me një fikëse zjarri për të shuar flakët, ndërsa dyqani është mbyllur për disa orë, për shkak të tymit që rrezikonte shëndetin e punonjësve, por edhe të klientëve.

“Daily Mail” ka kontaktuar me përfaqësinë e Apple në Australi, por nuk ka marrë një përgjigje.

https://www.youtube.com/watch?v=v21f1RW4F0Y

Exit mobile version