Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën.
Siç njofton Tanjug, kjo vizitë do të jetë pjesë e turneut Ballkanik, nga ku shefja e diplomacisë evropiane prej 1 marsit deri më 4, do ta vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.