Qeveria e Kosovës ka vendosur që në muajin mars ta riprocedojë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.
Disa nga deputetët e partive në pushtet, LDK e PDK – të cilët kanë qenë të vendosur që votën e tyre ta japin kundër ratifikimit të Demarkacionit – nuk kanë qenë të gatshëm ta rikonfirmojnë një gjë të tillë.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, shprehet se tash për tash nuk mund të thotë asgjë lidhur me këtë çështje.
“Kur të vjen në Kuvend, e shohim çfarë ka bërë Komisioni e pastaj e merrni vesh edhe ju”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Ngjashëm ka deklaruar edhe deputetja nga Partia e Drejtësisë, Labinotë Murtezi-Demi. E kontaktuar nga Telegrafi, ajo shprehet se ende nuk e kanë parë raportin zyrtar të Komisionit për Matjen e Territorit për çka momentalisht nuk mund ta japë një vlerësim.
“Në Kuvend kjo çështje nuk është diskutuar. Nesër është ditë e rregullt e seancave e ne ende nuk kemi ftesë për seancë se a vjen a kur vjen dhe se me çfarë ndryshimesh vjen. Këtë tash nuk e di, kështu që nuk mund të paragjykoj. As raportin zyrtar të Komisionit për Matjen e Territorit nuk e kemi parë”, ka thënë Murtezi-Demi.
As deputeti i LDK-së, Anton Quni, nuk e ka bërë të qartë votën e tij. Megjithëse më parë ishte raportuar se ai do të votojë kundër, Quni tha për Telegrafin se për këtë gjë do të deklarohet në seancë.
Ndërsa, deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani – i cili gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar se do të votojë kundër – kësaj radhe nuk ka shprehur interesim që të përgjigjet rreth kësaj çështjeje.
“Nuk jam i interesuar të përgjigjem”, ka thënë shkurt Hasani.
I vetmi i cili ka rikonfirmuar se vota e tij do të vazhdojë të jetë kundër Demarkacionit, ka qenë deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi. Ai, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mos i ndryshojë qëndrimet e tij.
“Ende nuk kanë arritur të më bindin me fakte”, ka thënë Bulliqi, duke lënë të nënkuptohet se vota e tij do të jetë kundër.
Deputetët Shaip Muja, Adem Salihaj, Raif Qela e Vjosa Osmani nuk u janë përgjigjur telefonatave të bëra nga Telegrafi që të kuptohet se cili do të jetë qëndrimi dhe vota e tyre ndaj Demarkacionit me Malin e Zi.
Ndryshe, Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, në publikimin e draft-raportit të parë rreth gjetjeve të Demarkacionit, ka konstatuar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës. Kryetari i këtij Komisioni, Hivzi Islami, ka deklaruar se në bazë të raportit del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë.
Pavarësisht të gjeturave nga ky Komision, opozita vazhdon të jetë e palëkundur karshi qëndrimeve të tyre për Demarkacion.
Disa nga deputetët e partive në pushtet, LDK e PDK – të cilët kanë qenë të vendosur që votën e tyre ta japin kundër ratifikimit të Demarkacionit – nuk kanë qenë të gatshëm ta rikonfirmojnë një gjë të tillë.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, shprehet se tash për tash nuk mund të thotë asgjë lidhur me këtë çështje.
“Kur të vjen në Kuvend, e shohim çfarë ka bërë Komisioni e pastaj e merreni vesh edhe ju”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Ngjashëm ka deklaruar edhe deputetja nga Partia e Drejtësisë, Labinotë Murtezi-Demi. E kontaktuar nga Telegrafi, ajo shprehet se ende nuk e kanë parë raportin zyrtar të Komisionit për Matjen e Territorit për çka momentalisht nuk mund ta japë një vlerësim.
“Në Kuvend kjo çështje nuk është diskutuar. Nesër është ditë e rregullt e seancave e ne ende nuk kemi ftesë për seancë se a vjen a kur vjen dhe se me çfarë ndryshimesh vjen. Këtë tash nuk e di, kështu që nuk mund të paragjykoj. As raportin zyrtar të Komisionit për Matjen e Territorit nuk e kemi parë”, ka thënë Murtezi-Demi.
As deputeti i LDK-së, Anton Quni, nuk e ka bërë të qartë votën e tij. Megjithëse më parë ishte raportuar se ai do të votojë kundër, Quni tha për Telegrafin se për këtë gjë do të deklarohet në seancë.
Ndërsa, deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani – i cili gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar se do të votojë kundër – kësaj radhe nuk ka shprehur interesim që të përgjigjet rreth kësaj çështje.