Site icon PrishtinaPress

Mirena i reagon Haradinajt që deklaroi se Thaçi ishte turist në luftë

Gazetari Ilir Mirena i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “turist” në luftë.

Mirena në postimin e tij në Facebook këtë çështje e ka lidhur me Gjykatën Speciale, ndërsa ironikisht e ka quajtur “e çuditshme”.

Ai është shprehur se Gjykata Speciale me qindra miliona euro, votime e hallakama, raport e fushatë shumë vjeçare “e çuditshme” se janë bërë “për do turista”.

Ky është postimi i tij i plotë:

E çuditshme!

Nje gjykate speciale, qindra miliona euro, votime e hallakama ne kuvendin e Kosoves, raport te Dick Martit, fushate shumevjeqare ne disa media te Kosoves dhe te Serbise, etj., – krejt kjo per do turista… ????

 

Exit mobile version