Site icon PrishtinaPress

Aksidenti tragjik i merr jetën 14-vjeçares shqiptare

Adriana Mina 14 vjeç me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në SHBA.

14-vjeçarja shqiptare ka dalë jashtë mjetit si pasojë e përplasjes. Ajo ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me semafor të kuq dhe në kryqëzim u përplas me Fordin.

Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe doli nga spitali të premten.

Exit mobile version