Site icon PrishtinaPress

Ministri Reçica merr mbështetjen e Bankës Botërore për reformat e ndërmarra

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Stefanie Brodmann, të cilët i njoftoi për një varg çështjes dhe reformash të ndërmarra nga MPMS në fusha të ndryshme.  

Temë diskutimi në mes të ministrit Reçica dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore ishte Ligji i Ri i Punës dhe reformat që po bëhen nga MPMS sa i përket marrëdhënies së punës.

Gjithashtu, në takim u fol edhe rreth reformës së nevojshme pensionale ku ministri theksoi se në programin legjislativ të qeverisë për këtë vit, MPMS ka paraparë hartimin e koncept dokumentit për ligjin e pensioneve.

Poashtu, ministri njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për reformat sa i përket qasjes ndaj personave me aftësi të kufizuara ku tha se MPMS ka në plan një ligj gjithëpërfshirës për rregullimin e të drejtave për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar.

Ministri falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për përkrahjen e vazhdueshme, ndërkaq nga ana e tyre mori konfirmimin për mbështetje dhe gatishmëri për bashkëpunim në çështjet e diskutuara në takim, si dhe fusha tjera ku paraqitet nevoja për bashkëpunim.

Exit mobile version