Këto rrugë kanë gjatësi totale mbi 6 kilometra, kurse realizimi i projektit ka kosto rreth 2 milionë euro, i cili do të realizohet me bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Obiliqit.
Lekaj deklaroi se edhe ky projekt bënë pjesë në programin e Qeverisë së Kosovës për mbështetje të infrastrukturës rrugore të komunave.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, duke e falënderuar Lekajn për mbështetjen e parezervë për komunat e vendit tha se përveç këtij projekti për ndërtimin e rrugëve të lagjes Hadja e Re, ministri Lekaj dhe ministria që ai e drejton është duke investuar edhe në shumë projekte tjera në komunën e Obiliqit.