Site icon PrishtinaPress

Gjendet kosovari me kokë gjysmë të prerë në Francë, dyshohet te bashkëshortja

Është gjetur i pajetë trupi i kosovarit 33-vjeç, Artan Sekiraqa të shtunën pasdite. Ai ishte i shtrirë në dyshime në banesën e tij në katin e tretë, në rrugën “39A Dole”, në qytetin e Lyonit.

Prokurori i rastit, Etienne Manteaux ka treguar se koka e kosovarit 33-vjeçar është gjetur gjysmë e prerë me një sëpatë, e cila ishte lënë në vend të ngjarjes.

Një erë e keqe ishte ndjerë që nga fillimi i javës, ku banorët për rreth ndërtesës kishin lajmëruar pronarin e saj. Ndërtesën e tij e kishin marr me qira, Artan Sekiraqa dhe dy fëmijë e tij 10 dhe tjetri 4 vjeç. Ata ishin vendosur në atë banesë nga mesi i korrikut.

Artan Sekiraqa kishte qenë i arrestuar edhe njëherë për veprën penale “dhunë në familje”, gazeta franceze “L’est Republicain”.

Familja e Sekiraqes kishte jetuar në Besançon, nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe më pas në Venissieuc në periferi të Lyon, përpara se të shkonte në Mulhouse në vitin 2015. Kjo lëvizje e tyre kishte ndodhur për shkak të ndërrimit të shkollës së fëmijëve.

Poashtu, sipas mediumit francez bashkëshortja e Artan Sekiraqes ishte zhdukur që nga 21 shtatori së bashku me fëmijët e saj.

Bashkëshortja e tij dyshohet të jetë në Kosovë, pasi që hetuesit kishin gjetur lidhjen e saj telefonike në Prishtinë.

Bashkëshortja e tij është në listën e të dyshuarve për vrasjen e Artan Sekiraqes. Mirëpo prokurori i rasti ka thënë se është shumë herët të konstatohet mirëpo të gjitha dyshimet mbesin të vlefshme, ka thënë Manteaux.

Artan Sekiraqa dhe gruaja e tij ishin bërë të njohur për lagjen pasi që kishin qenë agresiv njëri me tjetrin. Po ashtu ata disa herë ishin lajmëruar edhe në shërbimet sociale për shkollimin e fëmijëve të tyre pasi që mësuesit kishin pasur të vështirë të kontaktojnë me prindërit e tyre./insajderi/

Exit mobile version