Site icon PrishtinaPress

Ministri Kujtim Gashi, 7 mijë euro për karateistin kosovar

Ministri i Rinisë, Kulturë dhe Sport, Kujtim Gashi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me karateistin, Herolind Nishevci.

Kujtim Gashi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar publikun se ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje financiare të përgatitjes së sportistit në gara.

Mbështetja financiare bëhet në vlerë 7 mijë e 200 euro, dhe ka për qëllim realizimin e synimeve të sportistit për periudhën buxhetore Janar – Dhjetor 2018.

MKRS do të vazhdojë në mbështetjen financiare të sportistëve të vendit, duke realizuar kështu synimet dhe politikat programore për sportin.

Exit mobile version