Site icon PrishtinaPress

Iniesta fanellën nga ‘El Clasico’ e fundit ia dhuroi një lojtari të Realit

Barcelona dhe Real Madrid barazuan 2:2 në ‘El Clasicon’ e fundit të zhvilluar në ‘Camp Nou’.
Kjo përballje mes Barcelonës dhe Real Madridit, ishte e fundit për Andres Iniestan, që pas përfundimit të këtij sezoni do të marrë rrugë për në futbollin kinez.

‘El Clasico’ e një nate më parë, do të mbahet mend përgjithmonë edhe nga Sergio Ramos.

Mbrojtësi spanjoll është ai fatlumi që ka marrë fanellën e Iniestas, në ‘El Clasicon’ e tij të fundit.

Këtë e ka konfirmuar Ramos në rrjetet sociale.

“Përtej asaj që ndodhi në fushë, nata e kaluar do të mbahet mend si ‘Clasico’ e fundit për Iniestan. Do të më mungoni miku im”, ka shkruar Ramos.

Exit mobile version