Site icon PrishtinaPress

“Messi, lojtari më i dobët i Barcelonës kundër PSG”

Ish-trajneri i Francës, Raymond Domenech, ka thumbuar Leo Messin me një deklaratë.

Pas fitores së Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain, trajneri francez nuk i kurseu kritikat për argjentinasin.

“Mendimi im nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, Messi tani nuk luan as në kohë të pjesshme, nuk luan fare, – tha Domenech në një intervistë për “Eurosport”.

“Ka qenë më i dobëti në fushë për Barcelonën! Ishte gjatë gjithë ndeshjes në qendër të fushës, tipike për ata që nuk duan të vrapojnë. Eshtë në fazën e rënies të karrierës së tij, prandaj po bën vetëm organizatorin duke luajtur pa vrapuar, – vazhdoi Domenech. – Mendoj se shumë shpejt do të vijë fundi i karrierës së tij. Ka dhënë shumë dhe ka qenë një futbollist magjik, por dje nuk luajti as me shkëputje, nuk luajti fare” , ka përfunduar Domenech.

Exit mobile version