Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq pas emërimit të tij.
Merkel ka konfirmuar mbështetjen e ardhshme të qeverisë gjermane për atë të Serbisë dhe ka deklaruar se detyrat e rëndësishme për Vuçiq janë : vazhdimi i reformave, pajtimi rajonal dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovë.
“Qeveria federale do të vazhdojë që fuqishëm të ndihmojë vendin tuaj dhe ju do të vazhdoni të mbështesni rrugën evropiane”, ka thënë Merkel.
Ajo gjithashtu ka shtuar se “Ju uroj të gjithëve fat të mirë dhe sukses në zgjidhjen e detyrave që kemi përpara”, përmes një letër urimi me rastin e marrjes së mandatit nga Vuçiq.