Të paktën dy ushtarë turq janë vrarë sot, kur një automjet ushtarake ka goditur me një mjet shpërthyes në provincën Sirnak, në juglindje të vendit.
Sipas agjencisë Dogan, deri më të tash askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Forcat e sigurisë turke janë çdo ditë në shënjestër të sulmeve të Partisë Punëtore të Kurdistanit nga të cilët u shkaktua vrasja e qindra policëve dhe ushtarëve, kujton AFP duke shtuar se qeveria ka premtuar se do të vazhdojë përpjekjet që synojnë zhdukjen e PKK-së në Turqinë lindore.