Site icon PrishtinaPress

Merkel: Ende ka kohë që të gjendet një zgjidhje për Brexit

Ende ka kohë që të gjendet një zgjidhjeje të ngërçit të tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka deklaruar këtë të martë në Japoni, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, shkruan Reuters.

“Nga pikëpamja politike, ende ka kohë”, ka thënë Merkel në Konferencën Ekonomike të Tokios.

“Kjo duhet përdorur, përdorur nga të gjitha palët. Por për këtë është me rëndësi që të dihet saktësisht parashikimi i britanikëve në kuptimin e marrëdhënies me Bashkimin Evropian”transmeton Klan Kosova.

Marrëveshja e Brexit ishte hedhur poshtë nga parlamenti britanik muajin e kaluar dhe Kryeministrja Theresa May është duke provuar që ta bindë BE-në që të pranojë ndryshimet e marrëveshjes para 29 marsit që është edhe afati i fundit i shkëputjes.

Exit mobile version