Janë shtuar edhe më shumë zërat rreth një largimit të mundshëm të Paulo Dybalas nga Juventusi.
Paulo Dybala nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet në skuadër, andaj po e kërkon largimin nga Juventusi në afatin e verës.
Sulmuesi argjentinas është në radarin e Real Madridit, por që tani në garë është futur edhe Interi, përcjell prishtinapress.eu
Bepe Marotta ka filluar bisedimet me agjentin e Dybalas për ta realizuar transferimin në verë, ndërsa prite që trajner i skuadrës të jetë edhe Antonio Conte.
Drejtori i nerazurëve duket se ka marrë një këshillë nga ish-trajneri i Chelseas që ta transferojë anëtarin e Juventusit.