Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij, dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë verës, sipas Mirror.
Përfaqësuesi holandez tashmë e ka konfirmuar qëllimin e tij për ta braktisur Lazios në verë tamam kur edhe i skadon kontrata, si dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të Premierligës, transmeton Express.
Por, 26-vjeçari thuhet se e parapëlqen transferimin në “Old Trafford”.
Për më tepër, Lazio beson se bisedimet mes “Djajve të kuq” dhe De Vrij tashmë kanë nisur.