Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës së re.
Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II, në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, i ka përcjellë presidentes urimet e përzemërta, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës.
Mbreti i Jordanisë ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.





