Site icon PrishtinaPress

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, kërkohet seancë e jashtëzakonshme!

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare do të mbahet sot.

Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Mbledhja do të nisë në orën 13:00.

Rendi i ditës:

1. Kërkesa e 40 deputetëve për mbajtje të Seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:

Debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Exit mobile version