Site icon PrishtinaPress

Mbahet akademi përkujtimore për të rënët e Bit Pazarit, të 6 e 7 nëntorit 1992!

Nga policia u vranë mizorisht Safet Sejfullai, Shemsedin Ibrahimi dhe Sylejman Memishi.

Ata i ka kujtuar sot Komuna e Çairit.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka organizuar akademinë përkujtimore për të rënët e Bit Pazarit.

 

Para 31 vjetësh policia maqedonase i vrau shqiptarët në shtëpitë e tyre.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Viktoria Geshovska duke pandehur se ajo është shqiptare.

Atëbotë u maltretuan nga policia 170 shqiptarë, 84 nga ta u dënuan për kundërvajtje.

Urdhrin për vrasjen e tyre e ka dhënë ish- ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkovski.

Policia e ngacmoi cigareshitësin Ali Sejdiun në Bit Pazar, inskenoi krimin, pastaj ndodhi hataja.

Zëri i policëve: “Pukaj slobodno, sve e šiptarsko”.

Si reporter i gazetës “Rilindja” (“Bujku”) Agim Muhaxheri kishte raportuar nga Shkupi për aktin terrorist maqedonas.

Lidhur me rastin një fjalë rasti pati edhe Muhijedin Sejfullai, vëllai i të ndjerit, Safetit.

Ndërsa, akademia e udhëhoqi konferencierja, Venera Azizi, pjesë e kabinetit të kryetarit.

Valdete Ismaili, deklamoi poezinë “Pse po na vret atdhe”.  Kurse, Nexhat Suma këndoi këngën “Vaji i burrave”, kushtuar 3 martirëve të Bit Pazari.

Exit mobile version