Site icon PrishtinaPress

Aksident në Vushtrri, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.

Ai tha se në aksident ishin të përfshira katër vetura.

“Rreth orës 19:17, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor zona – Vushtrri. Bazuar në informatat e para në aksident janë përfshirë katër vetura si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha Zaiti.

Exit mobile version