Site icon PrishtinaPress

Mashkulli gjendet i pajetë në anë të autostradës, nisin hetimet

Një mashkull është gjetur i pajetë në anë të autostradës Durrës-Tiranë, sapo kalon Vorën.

Dyshimet e policisë janë që ai të ketë tentuar të kalojë rrugën dhe të jetë shtypur për vdekje nga ndonjë automjet që më tej është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së burrit, i cili ende nuk është identifikuar.

“Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi e personit”, – thotë policia e Tiranës në një njoftim paraprak zyrtar.

Exit mobile version