Site icon PrishtinaPress

Dallku: Ne luajmë me çizme, evropianët me ‘Nike’

Armend Dallku është futbollisti më i famshëm që ka ardhur për të luajtur në Superligën e Kosovës. Por, ish futbollisti i famshëm i Shqipërisë dhe Vorskla Poltavas është shumë i zhgënjyer me gjendjen e futbollit kosovar, sidomos atë infrastrukturor, raporton “Zëri.info”.

Kapiteni i FC Prishtinës thotë se në Evropë futbollistët nënshkruajnë kontrata me marka të famshme të këpucëve të futbollistëve. Kurse, futbollistët kosovar duhet të blejnë çizme shkaku i lloçit nëpër fushat e futbollit në vendin tonë.

Ky reagim i Dallkut vjen pas kthimit të FC Prishtinës në Kosovë nga Turqia, ku për tetë ditë kishte ushtruar në kushte fantastike. Kurse, tani bardhekaltrit duhet të enden “poshtë e lartë” në kërkim të fushave të futbollit, pasi kryeqyteti nuk ka të tilla.

Exit mobile version