Site icon PrishtinaPress

Masat e rekomanduara nga Pacolli mbi gjendjen alarmante në trafik

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka zhvilluar sot një takim të jashtëzakonshëm me delegacionin e MPB-së në përbërje të ministrit të Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, drejtorit e Trafikut në Policinë e Republikës së Kosovës, z. Samedin Mehmeti dhe znj. Drita Perezic,  këshilltare e Lartë në ICITAP  në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të adresimit të gjendjes alarmante në sigurinë e trafikut rrugor, e cila po rezulton me humbjen e jetërave të qytetarëve të Republikë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, z. Pacolli kërkoi nga institucionet përgjegjëse, si nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Republikës së Kosovës, identifikimin, ndërmarrjen dhe fuqizimin e masave emergjente, për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e fataliteteve.

Për këtë qëllim Zëvendëskryeministri i Parë, z. Pacolli kërkoi specifikisht nxjerrjen e një vendimi nga Ministria e Punëve të Brendshme për ndërmarrjen e masave emergjente si në vijim:

Në lidhje me masat e lartcekura, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Pacolli kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, që ta mbajnë të informuar në vazhdimësi përkitazi me aplikimin e masave të kërkuara.

Lidhur me përgatitjen e vendimit dhe masave specifike, do të informoheni gjatë ditës edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës.

Exit mobile version