Site icon PrishtinaPress

Maloku: Bërnabiq dëshmoi se Serbia s’ndërron qëndrim për Kosovën

Opinionisti Albinot Maloku ka thënë se kryeministri Albin Kurti në Samitin e Bledit sot e ka prezentuar vendin në formë dinjitoze.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se reagimi i kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, derisa Kurti ishte duke folur ka treguar se Serbia nuk ka ndryshuar asgjë në qasjen ndaj Kosovës.

“Pati një maturi maksimalisht të kryeministrit Albin Kurti që provoi të luajë rolin e vet në një hapësirë, që primati maksimal i jepej çështjes së integrimit evropian”.

“Fatkeqësisht fjalimin nuk arriti ta përmbyllë si pasojë e reagimit të kryeministres serbe e cila tregoi se nuk ka në plan të ndryshojë asgjë nga strategjia serbe në raport me Kosovën, por edhe me vendet e rajonit”.

“Si përfundim, konsideroj se ky samit po i promovon maksimalisht vendet e Ballkanit Perëndimor ka perspektiva evropiane”, ka thënë Maloku.

Exit mobile version