Home Lajme Gjobitet nga policia, Ridvan Berisha me lavdata ndaj tyre për zbatim të...

Gjobitet nga policia, Ridvan Berisha me lavdata ndaj tyre për zbatim të ligjit

Gazetari Ridvan Berisha ka njoftuar se është gjobitur nga Policia e Kosovës për tejkalim shpejtësie.

Berisha këtë e ka njoftuar vetë përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka përshëndetur veprimin e PK-së.

“Bravo për policinë e Skenderajt! Për 20km/h tejkalim shpejtësie, policia zbatoi ligjin”, ka shkruar ai.

“Uroi që në këtë menyrë të zbatohet strikt ligji i trafikut për të gjithë! Kjo i duhet Kosovës!”, përfundon postimi i tij.

Exit mobile version