Site icon PrishtinaPress

Maliqi: Sulmet e “Komandant Tastaturave” ndaj opozitës, përpjekje e poshtër

Politologu Agon Maliqi ka kritikuar përkrahësit e pushtetit, të cilët po e sulmojnë opozitën dhe mediat për qëndrimet e tyre ndaj situatës në veri.

Maliqi këta kritikues i ka quajtur “Komandat të Tastaturave”, duke thënë se ata po e marrin si shembull Serbinë.

Sipas tij, kjo qasje është një përpjekje e poshtër.

“Sulmet e Komandant Tastaturave drejt zërave kritikë në media dhe në opozitë, nën petkun e patriotizmit, madje duke e marrë si shembull të disciplinës Serbinë autoritare – në një kohë kur përkundër seriozitetit të situatës, kritika është konstruktive dhe fryma unifikuese – kjo është një përpjekje e poshtër jo vetëm për ta disciplinuar mendimin e lirë, por edhe për të gjetur pretekst shfajësimi nga dështimi eventual i një strategjie e cila duket krejt pa krye”, ka shkruar Maliqi në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, kjo është e dëmshme për Kosovën.

“Demek “krejt sendet i kemi në vijë për sukses, veç po na prish punë armiku i brendshëm!” Me më pasë thanë dikush në vitin 1999 se në vitin 2022 “mejnstrimi” i shoqërisë civile ka me argumentu me logjikë fashisto-linçuese si Bota Sot apo Epoka e Re e atyre viteve të pasluftës, dhe që ka me i përqafu botëkuptimet reaksionare të Hysamedin Ferajt, i kisha thanë se Kosova paska me luejt mendsh”, ka shkruar ai./Prishtinapress/

Exit mobile version