Site icon PrishtinaPress

Kurti pas takimit me opozitarët: Janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me liderët opozitarë ka thënë se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues.

“Ishte takim shumë i mirë, pasi ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz, tash përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa për largimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga takimi vetëm 20 minuta pas nisjes së tij, ka thënë se nuk bëhet fjalë për prishje të raporteve me aleatët dhe siç është shprehur ai ka komunikim të vazhdueshëm.

“Së pari nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve, koordinimi-komunikimi. Kontaktet me QUINT BE SHBA NATO KFOR, janë të vazhdueshme dhe ndodhin nga disa herë në ditë, atëherë nuk është e vërtetë që ka kurrfarë cenimi të raporteve. Ndërkaq për atë se kush si sillet nuk mendoj që duhet ti lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”, ka vijuar Kurti.

Ndryshe, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe liderët e opozitës.

Takimi i tij zgjati pak minuta, dhe për këtë Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është detyruar ta lëshojë takimin për shkak se siç thotë ai Kurti mbante ligjërata dhe nuk tregonte arsyen e prishjes së raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin, sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve opozitarë ka filluar në orën 8:00. Në këtë takim është paraparë të diskutohet për situatën e fundit në veri të vendit.

Të gjithë partitë opozitare i janë përgjigjur ftesës për takim nga Kreu i Qeverisë së Kosovës, Kurti.

Exit mobile version