Kampionia jonë olimpike, Majlinda Kelmendi, do të kërkojë medaljen e artë në Grand Slamin e njohur të xhudos ‘Dyseldorf 2019’.
Kelmendi është garuesja e vetme nga Kosova që merr pjesë në këtë turne.
Krenaria jonë do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan prishtinapress.eu
Raundin e parë Majlinda Kelmendi e ka kaluar pa luftë, ndërsa në raundin e dytë do të takohet me garuesen gjermane Verena Thumm.
Grand Slami i Dyseldorfit fillon nga ora 08:30.