Rafael Benitez mund të largohet nga Newcastle United, për të marrë drejtimin e një skuadre që ka kaluar formë të mirë në vitet e fundit në Premierligë.
Leicester City po konsideron emërimin e Rafa Benitez nëse nga stoli largojnë trajnerin aktual, Claude Puel.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘Mirror’, që sheh spanjollin si një alternativë për të zëvendësuar Paul, përcjell prishtinapress.eu
Kontrata aktuale e Benitez me Newcastle United përfundon në fund të sezonit, dhe 58 vjeçari do të ishte i lirë të largohej për të filluar një punë të re.
Benitez gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadra të njohura si Liverpool, Chelsea, Inter dhe Real Madrid.