Magyar dhe Rutte diskutojnë për angazhimin e Hungarisë në misionin KFOR në Kosovë

Kryeministri hungarez Peter Magyar ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku është diskutuar edhe angazhimi i Hungarisë në misionin paqeruajtës të Aleancës në Kosovë, KFOR.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Magyar ka theksuar se Hungaria synon të rikthehet si një partner i besueshëm brenda NATO-s, duke vlerësuar rolin e ushtarëve hungarezë në misionin në Kosovë.

Sipas tij, gjatë bisedës me Rutte, është vlerësuar se trupat hungareze po i kryejnë me sukses detyrat e tyre në kuadër të KFOR-it, i cili vepron nën mandatin e NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Magyar ka shtuar gjithashtu se bashkëpunimi aktual mes Hungarisë dhe NATO-s mbetet i fokusuar kryesisht në pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse, përfshirë atë në Kosovë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se e ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për qëndrimin e Budapestit lidhur me mosdërgimin e armatimit apo pajisjeve luftarake në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img