Site icon PrishtinaPress

Macroni i bën thirrje Iranit ta shmangë përshkallëzimin në Lindjen e Mesme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje të mërkurën homologut të vet iranian, Masud Pezeshkian, “të bëjë gjithçka për ta shmangur një përshkallëzim të ri ushtarak” në Lindjen e Mesme. 

Kështu njoftoi Presidenca franceze, teksa Macon bëri thirrje po ashtu të ndalet “logjika e hakmarrjes” dhe të “mbrohen popullsitë civile”.

“Një përshkallëzim ushtarak nuk do të ishte në interesin e askujt, as të Iranit, dhe do ta dëmtonte stabilitetin afatgjatë në rajon”, i tha Macroni Pezeshkianit gjatë një bisede telefonike.

Druajtjet për shpërthimin e një lufte mes Iranit dhe Izraelit janë rritur javët e fundit, pas vrasjes në Teheran të Ismail Haniyehut, liderit politik të Hamasit, grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Irani dhe Hamasi e kanë fajësuar Izraelin për vrasjen e tij. 

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë.

Exit mobile version