Chelsea e ka transferuar sulmuesin e Atletico Madridit, Samu Omorodion.
Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar që Omorodioni është pajtuar për kontratë shtatëvjeçare me të Kaltrit.
Ata ia kanë paguar Atleticos plot 35 milionë funte për shërbimet e 22-vjeçarit.
Shitja e tij varej nëse madrilenët do ta siguronin nënshkrimin e Julian Alvarezit të Manchester Cityt dhe një gjë e tillë u realizua.