Site icon PrishtinaPress

Macron: Siguria e Francës dhe Evropës po kërcënohet nga Putini

Emmanuel Macron, France's president, at the Viva Technology Conference in Paris, France, on Friday, June 17, 2022. Macron could lose his outright majority in parliament, forcing him to compromise and rely on coalition partners to push forward his ambitious reforms. Photographer: Nathan Laine/Bloomberg via Getty Images

“Po hyjmë në një epokë të re”.

Këto janë fjalët me të cilat presidenti francez Emmanuel Macron, iu drejtua popullit këtë mbrëmje nga Elysee.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, Macron e përshkruajti se si SHBA-ja ka ndryshuar pozicionin e saj për luftën në Ukrainë dhe ka kërcënuar Evropën me rritjen e tarifave tregtare.

“Po ju drejtohem sot në mbrëmje, për shkak të situatës ndërkombëtare. Ju jeni legjitimisht i shqetësuar duke pasur parasysh ngjarjet historike që po ndodhin. Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Vetë Shtetet e Bashkuara duan të vendosin tarifa ndaj Evropës. Kërcënimi terrorist. Ne po hyjmë në një epokë të re”, tha Macron.

“Kush mund të besojë se Rusia do të ndalet në Ukrainë? Përballë kësaj bote në rrezik, të mbetesh spektator do të ishte çmenduri. Rusia është bërë një kërcënim për Francën dhe Evropën. Situata që po ju përshkruaj është kjo, dhe ne duhet të jetojmë me të. Dhe rruga drejt paqes nuk mund të jetë pa Ukrainën. Paqja nuk mund të jetë kapitullimi i Ukrainës. Nuk mund të harrojmë se Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në 2014”, u shpreh Macron.

Ai theksoi se Franca, së bashku me Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane kanë përgatitur një “plan të fortë dhe të qëndrueshëm për paqen” dhe se pasi të arrihet paqja, paqeruajtësit evropianë mund të vendosen për ta siguruar atë.

Exit mobile version