Site icon PrishtinaPress

27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Jashari: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u mbush me vizitorë

Bekim Jashari ka bërë të ditur se në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ishte mbushur plot vizitorë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se komandantit Legjendar Adem Jashari sot i kënduan ushtarët e Kosovës në kazermën ushtarake në Prishtinë.

“Fëmijët në shkolla mësuan historinë e lavdishme të popullit tonë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës dhe Kuvendet Komunale mbajtën seanca solemne në nderim të kësaj historie, duke u nisur nga kryeqyteti, i cili nderoi sot me mirënjohje të veçantë luftën dhe sakrificën për liri”.

“Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ishte mbushur plot vizitorë në një ditë të nxehtë marsi dhe në tërë trojet shqiptare u mbajtën aktivitete të shumta. Liria nuk është vetëm një trashëgimi, ajo është një përgjegjësi që na takon ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë çdo ditë”.

“Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Jashari.

Exit mobile version