Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare dhe zhvatjes së Postë Telekomit të Kosovës, siç thonë ata.
Lami Balaj nga Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës tha se vazhdimisht kanë bërë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë.
Madje sipas tij denoncime këto që i kanë bërë në Prokurorinë e Shtetit dhe përmes medieve.
Sipas tij, kompania Dardafon, ish-Zmobile, i ka shkaktuar humbje Telekomit mbi 200 milionë euro.
“Me datën 26 tetor për herën e dytë, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare”.
“Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve”.
Ia ka shtuar se po rrezikohen mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit dhe pagat e punëtoreve.