Site icon PrishtinaPress

Hetimet për vjedhjen e mbi milionë eurove në Thesar – Ganimete Musliu akuzon rëndë Hykmete Bajramin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka vazhduar edhe sot akuzat ndaj Ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Musliu në Facebook ka thënë se nuk është vetëm vjedhja e dy milionëve hera e parë kur ka dështuar Bajrami.

Ajo thotë se ministrja Bajrami ka dështuar edhe gjatë kohës sa ishte në krye të MTI-së e MASHT-it.

Madje, deputetja e PDK-së, e ka quajtur edhe të paaftë ministren e LDK-së.

Exit mobile version