​LKE: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, falënderoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në Hagë.

Hoxha: Jemi mirënjohës për kulturën e treguar gjatë  “Marshit për Liri”

“Së pari, ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që ndodhen në Hagë. Ishte një marsh dinjitoz, madhështor dhe qytetar. Për këtë ju jemi mirënjohës për kulturën e treguar në një aktivitet kaq madhështor”, tha Hoxha.

Ajo theksoi se mesazhi u përcoll tutje, se populli i Kosovës i shpall çlirimtarët plotësisht të pafajshëm. Nuk mungoi as falënderimi ndaj komunave të Republikës së Kosovës.

Hoxha: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm

“Mesazhi ishte i qartë si fotografi dhe si përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm…Siç e dini për të ardhur deri te dita e marshimit më 12 shtator, Liria Ka Emër ka pasur një sërë aktivitetesh. Këtu kam dëshirë të falënderoj komunat për Orët e Pritjes, por edhe qytetarët dhe organizatat që i kanë vendosur në mënyrë vullnetare”, vazhdoi Hoxha.

Më tutje, deputetja tha se platforma janë mirënjohës ndaj mbështetjes që kanë marr nga bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive, grupet minoritare, partitë politike dhe bizneset. Ajo shtoi se kjo konferencë shënon të fundit brenda vendit, kurse protesta për liri vazhdon në Hagë.

Hoxha: “Liria ka emër” nga nesër zhvendoset në Hagë

“Nga nesër, me 15 dhe 16 shtator, platforma “Liria ka emër” zhvendoset në Hagë dhe do të jetë aty bashkë me diasporën shqiptare për aktivitetin Nata e Pritjes. Më 16 shtator, ne presim vendim lirues për çlirimtarët dhe festë për Kosovën”, përfundoi ajo.

Vendimi final nga Gjykata Themeloren ë Hagë pritet të jepet më 16 shtator, ku do të vendoset fati i ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./kosovapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img