Site icon PrishtinaPress

Lista serbe: E vërteta konfirmohet pas katër vjetësh

“Pas katër vjetëve të persekutimit politik dhe juridik dhe maltretimeve të anëtarit të Kryesisë së Listës Serbe, Ivan Todosijeviq dhe familjes së tij, Gjykata Supreme e Kosovës më në fund konfirmoi atë që të gjithë e dimë dhe atë që pretendojmë që nga viti 2019, kur filloi kjo procedurë monstruoze, se Ivani është i pafajshëm, dhe se nuk ka kryer asnjë vepër penale, dhe se si çdo njeri i lirë, ka të drejtën e mendimit dhe qëndrimit të tij”, ka kumtuar Lista Serbe pas vendimit lirues.

“Vendimi i sotëm konfirmoi të vërtetën që të gjithë e dinim që në fillim, por nuk duhet harruar se kjo e vërtetë u prit për katër vjet, ndërsa Ivani dhe familja e tij, si dhe mbarë populli serb, ishin të shqetësuar sepse ishte vendosur rregulli që i akuzuari serb është gjithmonë i detyruar të dëshmojë pafajësinë e tij”, pretendohet në deklaratë, transmeton Paparaci.

Siç pretendohet në kumtesë, “problemet e persekutimit të pabazë nuk kanë mbaruar”, sepse, theksojnë ata, ende ka serbë “të pafajshëm” nëpër burgjet e Kosovës.

“Prandaj u bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të bëjnë presion mbi Prishtinën dhe të lirojnë serbët e pafajshëm, të gjithë ata dhe familjet e tyre nuk e kanë problem të vazhdojnë procedurat, sepse duhet hequr njolla nga emrat e tyre, por mbajtja ata në paraburgim me vite pa prova në paraburgim është një dënim në vetvete pa aktgjykim”, përfundon deklarata./Paparaci.com

Exit mobile version