Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas i kushton shtrenjtë – përfundon në gjykatë

As fundjava nuk i ka shpëtuar kontrolleve të KRU “Prishtina” ndaj keqpërdoruesve të ujit. Inspektorët e kompanisë kanë kapur në flagrancë një konsumator në Drenas, i cili dyshohet se përmes një lidhjeje ilegale përdorte ujin për ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative.

Rasti është evidentuar në hapësirat e banimit kolektiv në Poklek të Ri, ku inspektorët kanë ndërhyrë dhe kanë plombuar kyçjen ilegale.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se rasti tashmë do të procedohet në gjykatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img