Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Lekaj ka bërë të ditur se kjo rrugë do të hapet nesër në orën 09:00.
Kujtojmë se pikërisht në rrugën Kaçanik-Han i Elezit, ndodhi aksidenti i 28 prillit, ku humbën jetën dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Armend Trena dhe Malsor Dashi.
Kjo rrugë ishte mbyllur para pothuajse një muaji, për shkak se terreni kishte rrëshqitje dheu dhe ishte rrezik për qytetarët.