Site icon PrishtinaPress

Kryetari Jashari përkujton dëshmorët Mustafë Haxhiu dhe Kujtim Ahmeti në 19 vjetorin e rënies

Në fshati Tërnavc janë përkujtuar dëshmorët Mustafë Haxhiu dhe Kujtim Ahmeti, si dhe martirit Bedri Haxhiu, në 19 vjetorin e rënies së tyre.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, Drejtorët Komunal, zv/ministrin  Abdyl Imeri, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, asambleist dhe familjarë, bënë nderime dhe vendosën kurora lule pranë varrezave të dëshmorëve në kompleksin memorial në fshatin Tërrnac.

Kujtojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dekoruar me titullin “Hero” dëshmorin Mustafë Haxhiun, dekoratë të cilën e ndau Kryetari i Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati së bashku me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari.

Exit mobile version