Site icon PrishtinaPress

LDK-ja pa një qëndrim të qartë për protestën

Pas gjendjes politike të krijuar në vend po bëhet thirrje për organizimin e protestave nga subjektet opozitare, kundër ndarjes së Kosovës. Këtë thirrje e ka bërë përmes një shkrese edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu.

Kurse, për këtë ftesë dhe idesë së protestës një qëndrim të qartë nuk e ka shprehur as deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu.

Ai për “Indeksonline” ka thënë se veprimet politike të opozitës duhet të fuqizohen edhe më shumë, duke pas parasysh periudhën e vështirë politike që po kalojmë, por nuk ka përmendur protestën si njërën nga veprimet që duhet të ndërmerret.

“Vendi po kalon nëpër një periudhë shumë të rëndë politike, sociale dhe ekonomike. Qofte për shkak të zhvillimeve të fundit rreth dialogut, qoftë për shkak të qeverisjes së keqe kronike  qe e ka shtrirë koalicioni qeverisës. Reagimet politike të opozitës janë të domosdoshme dhe duhet të fuqizohen edhe më shumë.” është shprehur Rekaliu.

Kurse, sa i përket masave që ata dëshirojnë t’i marrin, Rekaliu është shprehur se vendimet e LDK-së merren në organet më të larta vendimmarrëse të subjektit që ai përfaqëson, duke qenë në koordinim të fuqishëm të veprimeve politike opozitare.

“Masat dhe veprimet politike që do të ndërmerren janë çështje e vendimmarrjes se organeve më të larta te LDK. Unë besoj se duhet te kemi koordinim të fuqishëm të veprimeve politike opozitare. Është e domosdoshme në kohën dhe rrethanat që po kalojmë.” ka thënë ai.

Ndryshe, Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës por vetëm një marrëveshje finale që shpresohet të arrihet me Serbinë.

Exit mobile version