Site icon PrishtinaPress

Ja çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

ATRC organizon tryezën e ekspertëve me temën “Kompensimi i Dëmit Ekonomik dhe Joekonomik Ndaj Viktimave të Shkeljeve të të Drejtave të Njeriut”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

Punëtorët e “IMN Kosova” mbajnë protestë. (Para zyrave të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00).

Organizata jo qeveritare ‘Lens’ organizon tryezën “Llogaridhënia e rregullatorëve dhe mbrojtja e konsumatorit”.  (Hotel Sirius, 10:00

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Organizata ÇOHU! mban konferencë për media lidhur me financimin e partive politike në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

Demokraci Plus organizon konferencë për media për progresin një vjeçar të 100 premtimeve zgjedhore të partive politike që udhëheqin Qeverinë e Kosovës. (Zyrët e D+, rruga Tirana, përballë Stacionit të Trenit, ora 11:00)

Kryshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha mban konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të që ka të bëj me gjendjen në ndërmarrjen tonë publike. (Ndërtesa kryesore e Postës së Kosovës, ora 11:00)

Grupi i Asambleistëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

Në 80 vjetorin e vdekjes së filozofit popullor dhe këngëtarit të shquar, Dervish Goxhuli, do të bëhet promovimi i librit kushtuar këtij personaliteti, i autorit Fazli Hajrizi. (Qendra e Kulturës, “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë,  ora 12:00)

Bëhet promovimi i pilot projektit të parë në nivel të Kosovës “Me shumë mësimdhënës”, në të cilin do të marrin pjesë kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri me drejtorinë komunale te arsimit, përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka” dhe përfaqësues nga GIZ Gjerman. (Objekti i shkollës “Selami Hallaqi”, Gjilan, ora 12:30)

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria Federale e Gjermanisë e përfaqësuar nga Ambasada e Gjermanisë, do të nënshkruajnë “Marrëveshjen Kornizë”, marrëveshje kjo e cila rregullon bazën e bashkëpunimit teknik dhe financiar në mes të dy Qeverive. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati 11, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitave të artistëve Mina Krasniqi dhe Leonid Palushaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Në kuadër të Festivalit të Arkitekturës mbahet Ligjëratë nga David Basulto, CEO the themeluesi i ArchDaily-t. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 20:00)

Exit mobile version