Home Uncategorized Lamtumirë Real, Kroos transferohet në Premierligë

Lamtumirë Real, Kroos transferohet në Premierligë

Manchester United mund të nënshkruajë me Toni Kroos për 50 milionë euro këtë verë.

Mesfushori gjerman është i gatshëm të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, pas qëndrimit pesë vjeçar.

‘The Sun’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ do të negocionin me Real Madridin, duke iu ofruar deri në 50 milionë euro për 29 vjeçarin, përcjell prishtinapress.eu

Kroos ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022, por është duke e menduar largimi nga kryeqyteti spanjoll, për të rindërtuar karrierën në një vend tjetër.

Mesfushori është objektiv i Manchester United që një kohë të gjatë, pasi ‘Djajtë e Kuq’ janë përpjekur të nënshkruajnë me të edhe në vitin 2014, por Kroos në fund kishte zgjedhur Real Madridin.

Exit mobile version