Një person është vrarë sot në fshatin Tërbovc të Lipjanit.
Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj bëhet fjalë për një mashkull të moshës 54 vjeçare , i cili pasi që është qëlluar me armë zjarri nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Ajo ka theksuar se tashmë Policia e Kosovës po mundohet në zbardhjen e rastit dhe rrethanave që kanë quar deri në vrasjen e personit.





