Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli iu ka bërë thirrje deputetëve të hyjnë në sallë në mënyrë që të krijohet kuorumi për mbajtjen e seancës.
“60 deputetë janë në sallë 2 -3 janë jashtë dhe janë të vetëdijshëm se kuorumi nuk bëhet pa ta, ka deputetë të caktuar që po tentojnë me shfaq personalitet”, është shprehur i pari i Kuvendit, raporton lajmi.net.
Ai ka kërkuar që Kuvendi të shkojë në pauzë 15 minutëshe.
“15 minuta jemi në pauzë, pas kësaj 5 minuta do të rrimë në sallë, nëse nuk ka kuorum e vazhdojmë të enjten seancën e rregullt pastaj shohim për këtë seancë”, ka shtuar Veseli.
Seanca e sotme po bojkotohet nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Theksojmë se as seancat e kaluara nuk kanë arritur të mbahen për shkak të mungesës së kuorumit.