Ramë Lahaj mëngjesin e sotëm është pritur në një takim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Haradinaj pas takimit që pati me Lahajn i ndau mirënjohje atij si dhe njoftoi publikun për temat që ka biseduar në takim me të.
“Tenori prestigjioz, Ramë Lahaj, përpos që ka arritur majat personale të suksesit, ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura kulturore në botë. Kënaqësi e veçantë të flisnim për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale, e cila do të jetë strehë ku artistët do t’i shpalosin veprat e tyre. RH”, shkruan kryeministri në një postim në Facebook, ku edhe ndau disa imazhe nga takimi me Ramë Lahajn.
Tenori prestigjioz, Ramë Lahaj, përpos që ka arritur majat personale të suksesit, ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura kulturore në botë. Kënaqësi e veçantë të flisnim për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale, e cila do të jetë strehë ku artistët do t’i shpalosin veprat e tyre.
RH