Site icon PrishtinaPress

“Kuvendi nuk është arenë për qërim të hesapeve personale”

Nga deklarimet në një debat televiziv, gjendja e sotme në Kuvend nuk ishte aspak e rregullt.

Është pikërisht nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili i është drejtuar deputetit të LDK-së, Anton Quni si “rrenc”.

Sipas tij deklarata e Anton Qunit lidhur me 8 milionë markat, ishte gënjeshtër.Debati në mes të dyve ka vazhduar në sallën e Kuvendit.

Ndryshe monitoruesi i Parlamentit, Albert Krasniqi ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për qërim të hesapeve personale, transmeton Indeksonline.

Krasniqi ka thënë se janë të mjerueshme këto spektakle.

Ky është postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për çërim të hesapeve personale, as vazhdim të debateve nga studiot televizive.

Të mjerueshme këto spektaklet që çdo ditë po iu servohen qytetarëve. Mandej presim që këtu të diskutohen problemet tona e të gjinden zgjidhjet.

Exit mobile version