Site icon PrishtinaPress

Haliti-Çunit: Pse rrejte që i kam marrë 8 milionë?

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Anton Qunit se ai kishte marrë 8 milion marka nga Ahmet Krasniqi, ministri i mbrojtjes.

Haliti tha se do të jep dorëhqje në rast se kjo është e vërtetë.

“Qysh ke rrejt dje publikisht unë e demantova sot publikisht.   Nëse ki argument që unë i kam marrë 8 milionë. Duhet ta kesh parasysh se në strukturat politike dhe ushtarake ka pas bashkëpunim me Qeverisë së Kosovës dhe UÇK-së. Struktura nuk janë marrë me kalamaj që kanë nejt nëpër therra. Unë veç me Bujar Bukoshin kam fol, pas lufte për ty kam dëgjuar.

Nuk është mirë me gënjye opinionin sepse ti s’ke qenë kurrë prezent. Po të them në sallë të Parlamentit se nëse ti ki fakte me ja prezantu opinionit se unë kam marrë 8 milionë (marka) unë jap dorëhqje sot, në qoftë se nuk është… “, ka thënë ai.

Exit mobile version